Një stallë është përfshirë nga zjarri në afërsi të “Urës me Harqe “, në Lezhë. Menjëherë pas ngjarjes kanë mbërritur edhe zjarrfikëset dhe policia ku po punohet për shuarjen e flakëve. Ndërkohë ende nuk dihet se cilat janë shkaqet e zjarrit Nga fotot e sjella nga gazetari Elidon Ndreka duket se zjarri është i përmasave të mëdha
Lezhë/Informacion paraprak, Më datë 06.09.2021, rreth orës 15: 49, kemi marrë njoftim së në një stallë, në afërsi të “Urës me Harqe ” ka rënë zjarr.
Menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses, ku po punohet për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.