Categories Lajme

Liban, vetëm në 24 orë 50 mijë njerëz firmosin peticionin për t’u vendosur nën kontrollin e Francës

Një peticion për të vendosur Libanin nën kontrollin e Francës ka mbledhur më shumë se 50 mijë firma brenda 24 orëve. Presidenti francez Emmanuel Macron mbërriti në Bejrut gjatë së enjtes për të treguar mbështetjen e Francës për ish-koloninë e saj pas shpërthimit të fuqishëm e shkatërrimtar në Bejrut.

“Qëkur u largua Franca, vendi ka pësuar vetëm rënie, me luftë civile dhe krizë ekonomike, politike dhe kufitare”, thotë një prej firmëtarëve të peticionit për Euroneës. “Libani nuk ka një strategji ekonomike”, tregon një tjetër firmëtar i cili kërkoi të qëndronte anonim. “Njerëzit jetojnë nga dita në ditë duke u përpjekur të mbulojnë me plagët e thella të së  tashmes me fasha”.

Lidhjet e ngushta të Francës dhe Libanit

Në fund të Luftës së Parë Botërore, Libani u vendos nën administrimin e ushtrisë franceze, përpara se Liga e Kombeve t’i jepte Francës mandat zyrtar për Libanin, Sirinë në 1923. Në vitin 1945, territori i Libanit u mor nën kontrollin e Francës së Lirë. Nën presionin e Britanisë, përfaqësuesi francez Gjeneral Catroux deklaroi pavarësinë e Libanit dhe Sirisë. Qeveria e Francës së Lirë me në krye Charles De Gaulle, nuk pranoi të hiqte dorë nga ky rajon dhe vendosën që të mbajnë zgjedhje në 1943, të cilat sollën fitoren e nacionalistëve.

Qeveria e re prezantoi ndryshime kushtetuese të cilat synonin të largonin influencën që kish mbetur nga Franca. Të pakënaqur me legjislacionin e ri, Franca arrestoi thuajse gjithë qeverinë e vendit së bashku me presidentin, e cila solli një kryengritje të madhe si dhe një ndërhyrje diplomatike nga pala britanike. Francezët transferuan sërish pushtetin tek qeveria dhe vendi shpalli pavarësinë më 22 nëntor 1943.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME