Lajme

Libra e Vlorës i bashkohet LSI-së

Partia Libra e themeluar në 2017 nga Ben Blushi, në këto zgjedhje nuk do jetë në garën për zgjedhjet parlamentare.

Por strukturat e saj në Vlorë para zgjedhjeve të 25 prillit i janë bashkuar Lëvizjes Socialiste për Integrim. Këtë e ka bërë me dije drejtuesi i listës në këtë qark, Luan Rama. “Libra e Vlorës bashkohet me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Libra e mirëpritur në Lëvizjen Socialiste për Integrim, në forcën moderne të të rinjve, në fuqinë e madhe të ndryshimit dhe të fitores. Ku tjetër më mirë se në Vlorë merr vlerë bashkimi, e bashkimi i Librës me LSI-në, frymëzohet nga kauza patriotike e shpëtimit të Shqipërisë nga e keqja më e madhe që e ka emrin Rilindje”-shkruan Luan Rama.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: