Lajme

Librazhd/ Nënë e bijë humbin jetën nga covid brenda një dite

Nënë e bijë në Librazhd kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit brenda një dite. Mësohet se nuk mundi që t’i mbijetonte sëmundjes Safete Leka 93 vjeç dhe Vera Hysa 71 vjeç.E moshuara jetonte në një shtëpi me vajzën Verën dhe bashkëshortin e saj. Kjo e fundit ka qenë specialiste në  ish-bazën e Bujqësisë Librazhd.

Pasi shfaqi shenja të koronavirusit, Vera u shtrua në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku prej tre ditësh ndodhej në intubim. Pritet tashmë që trupi i saj i pajetë të dërgohet në Librazhd. E para humbi jetën 93-vjeçarja, dhe pas katër orësh edhe e bija. Ndërkohë pozitiv për Covid-19 ka dalë edhe bashkëshorti i Verës. Para dy ditësh humbi jetën nga Covid-19  dhe një i ri 23-vjeçar nga Përrenjasi.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close