Lajme

Librazhd-Qafë Thanë, përplaset kamioni me autobusin, të plagosur dy persona

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Librazhd, ku kanë mbetur të plagosur dy persona. Sipas burimeve zyrtare, aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd – Qafë Thanë, në vendin e quajtur Urakë, ku një kamion me drejtues shtetasin D.B., banues Elbasan është përplasur me një autobus me drejtues shtetasin A.Ll., banues në Lushnje.

Si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën shtetasit L.S., 50 vjeç, banues në Lushnjë dhe A.L., 30 vjeç, banues në Divjakë, të cilët ishin pasagjerë në autobus. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: