Categories Lajme

Libri “Arbëreshët – midis realitetit dhe mitit” me autor ish deputetin e Vlorës, Fatmir Toçi

Libri “Arbëreshët – midis realitetit dhe mitit” me autor ish deputetin e Vlores, Fatmir Toçi, u promovua këtë të enjte në ambientet e sallës “Rilindja” të universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë. Të pranishëm në ceremoninë e përurimit akademikë, historianë, njerëz të letrave, përfaqësues të pushtetit lokal, intelektualë, studentë dhe dashamirës të librit. Aktiviteti u moderua nga drejtuesja e Institutiut të Librit dhe Promocionit, Irena Toçi.

“Arbëreshët midis realitetit dhe mitit – vështrim i shkurtër historiko-kulturor”, trajton historinë migruese të arbëreshëve, vuajtjet dhe vështirësitë e tyre për t’u ambientuar në vendbanimin e ri, gjendjen e tyre politike, shoqërore, ekonomike e kulturore, që nga koha e migrimit e deri më sot.

Rektori i UV-së, Prof. Dok. Roland Zisi e cilesoi librin “Arbëreshët – midis realitetit dhe mitit”, si nje vepër mjaft ëe arrirë e të punuar me profesionalizëm nga autori Fatmir Toçi.

Jeta e arbëreshëve të Italisë është histori e qëndresës dhe e mbijetesës së tyre në rrjedhë të shekujve, duke na sjellë sot, në kohët moderne, të gjallë e të freskët gjuhën arbëreshe, kulturën, doket e zakonet, theksoi në fjalën e tij Rektori Zisi.

Një përshendetje enkas për Vlorën dhe një vlerësim për autorin Fatmir Toçi erdhi edhe nga akademiku Rexhep Qosja, përmes një video mesazhi online.

Pedagogë, intelekualë, historianë dhe njerëz të letrave në përshëndetjet e tyre shprehen vlerësime dhe konsideratat më të larta për librin “Arbëreshët – midis realitetit dhe mitit”.

Vlerësime për librin “Arbëreshët – midis realitetit dhe mitit” erdhën edhe nga Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

Autori Fatmir Toçi, në fjalën e tij theksoi faktin se do të ndihej shumë i lumtur nëse kjo përpjekje modeste e tij do ta ndihmonte sadopak lexuesin të njohë më gjerë arbëreshët e Italisë dhe do t’i shërbente si një shtysë për ta prekur nga afër botën arbëreshe, si dhe për të forcuar lidhjet në të gjitha fushat me këtë degë të trungut amë.

Libri “Arbëreshët midis realitetit dhe mitit”, që po i jepet në dorë lexuesit, është një punim me karakter informues. Në të trajtohen, në një vështrim përmbledhës e të përgjithshëm, historia mbi pesëqindvjeçare e arbëreshëve në aspektet e saj kryesore, duke nisur nga aventura tragjike e kalimit të tyre nga Arbëria drejt Italisë e deri në ditët tona, shpërndarja e ngulimeve arbëreshe dhe konstitucioni fetar i tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME