Categories Lajme

Liburn Aliut i vjedhin makinën tek dera e Ministrisë, hajduti kapet duke hyrë në Shqipëri

Ministrit të Infrastrukturës në qeverinë e Kosovës, Liburn Aliut mbrëmë i është vjedhur makina zyrtare model Audi A3. Ministri është pyetur paraditen e kësaj të mërkure në Polici, po ashtu dhe shoferi i tij, i cili ka thënë se mjeti ka qenë i parkuar në ambientet e Ministrisë.

Zyrtarët policorë kanë insistuar që ai të jepte deklaratë për vjedhjen e makinës zyrtare, sepse fillimisht çështjen ja kishte deleguar shërbimeve që merren me sigurinë e tij.

Mediat në Kosovë shkruajnë se sot në mëngjes është paraqitur vetë në polici shoferi i ministrit Liburn Aliu, shtetasi me inicialet P. Th., i cili ka deklaruar se mbrëmë rreth orës 22:30-22:45, ministri Liburn Aliu kishte parkuar makinën e tij zyrtare Audi A3, ngjyrë e zezë me targa zyrtare 3Z-***, në parkingun e kësaj Ministrie.

Ndërkohë në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 04:30, mësohet se është telefonuar nga Policia e Kosovës përgjegjësi për makinat e kësaj Ministrie, shtetasi me inicialet B.C, sepse që në Pikën Kufitare “Qafë e Morinës” ishte ndalur makina zyrtare e ministrit Liburn Aliu nga ana e zyrtarëve policorë, pas dyshimeve në vozitësin e veturës.

Sipas komunikatës zyrtare, e cila është dhe më poshtë, mjeti i Ministrisë së Infrastrukturës me të cilin lëvizte zoti Liburn Aliu dhe personi që e kishte vjedhur, ndodhen të ndaluar në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës. Rasti është dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME