Categories Lajme

Lideri i talebanëve u ndalon ushtarëve selfie-t dhe lojërat, “Po na prishni imazhin”

Ministri i ri i Mbrojtjes i Afganistanit u ka ndaluar selfiet, rrjetet sociale dhe parqet e lojërave luftëtarëve talebanë duke i akuzuar se po “i prishin imazhin” grupit ekstremist.

Që kur talebanët morën nën kontroll të gjithë Afganistanin, më 15 gusht, video të militanteve në parqe, kënde lodrash për fëmijë, duke vizituar kopshtin zoologjik të Kabulit dhe duke shijuar një sërë atraksionesh të tjera janë bërë virale.

“Qëndroni në detyrat që ju janë caktuar. Po dëmtoni imazhin tonë, i cili është krijuar me gjakun e dëshmorëve tanë”, tha Ministri i Mbrojtjes Mawlawi Yaqoob javën e kaluar, sipas Wall Street Journal.

Yaqoob, i cili është djali i themeluesit të talebanëve, argumentoi se selfiet e hedhura nëpër rrjetet sociale mund të kompromentojnë regjimin e ri në Afganistan dhe të vendosin në rrezik drejtuesit e talebanëve.

Ai kritikoi disa luftëtarë për adoptimin e modeleve perëndimore, të tilla si flokë deri në shpatulla, veshje me stil dhe mjekra të shkurtuara.

“Kjo është sjellja e komandantëve të luftës dhe gangsterëve të regjimit kukull” tha ai, duke iu referuar qeverisë së mëparshme të mbështetur nga SHBA, të cilën talebanët e përmbysën. “Nëse vazhdojmë të veprojmë kështu, Zoti na ruajt, ne do të humbim sistemin tonë islamik”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME