Categories Lajme

Lidh djalin në makinë me zinxhirin e qenit, kapet babai shqiptar

Policia e Casertas në Itali ka arrestuar një 54-vjeçar shqiptar, i akuzuar për dhunë të vazhdueshme ndaj gruas dhe djalit të tij 16-vjeçar, i cili në fillim të marsit dyshohet se ishte lidhur në kofanon e makinës me një zinxhir dhe ishte goditur me një shufër hekuri si ndëshkim pasi ishte shoqëruar me një shok që nuk pëlqehej nga i ati.

Ai e kishte tërhequr zvarrë në fshat, e kishte lidhur në makinë me një zinxhir qeni dhe e kishte goditur në kokë me një hekur. Pas hetimeve, të kryera nga policia, 54-vjeçari me iniciale X.R, u vu në pranga.

Ishte djali, 16 vjeç, i cili kishte ikur nga shtëpia disa ditë më parë dhe kishte kërkuar ndihmën e policisë. Me lotë në sy ai kishte treguar gjithçka që ishte detyruar të pësonte për shkak të babait të tij, i cili shpesh e sulmonte atë dhe gruan. Ngacmimet, kërcënimet dhe rrahjet kishin vazhduar me vite dhe që nuk ishin raportuar kurrë nga frika e hakmarrjes.

Sipas mediave italiane, agjentët thirrën gruan e burrit në stacionin e policisë, e cila konfirmoi historinë e djalit të saj dhe shtoi detaje të tjera duke folur për dhunën që pësonte edhe ajo. Në disa raste, tha ajo, ajo ishte rrahur me një rrip, e tërhequr nga flokët dhe e hedhur në tokë; as atëherë burri nuk ishte ndalur, duke vazhduar ta godiste kudo me grushte dhe shkelma.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME