
Gropa të hapura betoni ndodhen në rrethrrotullimin e përfunduar vetëm para pak kohësh në hyrje të qytetit të Vlorës,duke u cilësuar tejet problematike dhe burim aksidenti për drejtuesit e mjeteve.
Një tjetër problematikë mbetet padyshim mungesa e tabelave sinjalizuese apo ndriçimit gjatë natës duke shtuar ndjeshëm rrezikun për aksidente .
Vetëm dy ditë më parë një tjetër aksident u rregjistrua në këtë rrethrrotullim,fatmirësisht pa pasoja të rënda. Por hapësirat e betonit, të lidhura dhe me mungesën e sinjalistikës dhe ndriçimit gjatë natës shtojnë edhe më shumë rrezikshmërinë në këtë rrethrrotullim,në hyrje të qytetit bregdetar.
Problematika në fakt mbetet shqetësuese duke parë rrezikun që kanoset,por mbi të gjitha faktin se nuk dihet nëse hapësirat e betonit do të mbyllen apo snjalistika dhe ndriçimi do të jenë ëe parametrat e duhur.