Categories Lajme

Lihet në burg burri që dhunoi dhe hodhi nga kati i tretë gruan, në gjyq me kokën ulur

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 61-vjeçarin Dilaver Idrizi i cili ka dhunuar dhe hedhur nga kati i tretë gruan me të cilën bashkëjetonte. Në gjyq ai është shfaqur me kokën ulur si një shenjë pendese të asaj çfarë ka bërë. Idrizi më 11 mars pak ditë pas festës së 8 marsit dhe disa urimeve që i kishin mbërritur Valbonës, gruas me të cilën bashkëjetonte kishte nisur të konfliktohej me të. Burri e kishte ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj gruas dhe më pas e kishte hedhur nga kati i tretë i ballkonit.

Pasi kanë mbërritur në spital dhe janë pyetur nga policia, burri ka treguar se gruaja e tij është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni teksa ishte duke nderë rrobat në tel. Ai e ka detyruar gruan të japë të njëjtin version dhe nuk e ka lejuar të takohet me njerëz të tjerë nga frika se mund të tregonte të vërtetën. Por në një moment gruaja ka arritur të flasë me gocën e saj dhe t’i tregojë të vërtetën e ngjarjes.

Kjo e fundit e ka denoncuar në polici 61-vjeçarin i cili bashkëjetonte me mamanë e saj që prej vitit 2009. Vajza ka treguar në polici se Idrizi ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj mamasë së saj dhe se ajo dhe vëllai kishin qenë dëshmitarë të kësaj dhune.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME