Categories Lajme

Lind lëvizja politike “Alternativa”, Kadia: Nuk kemi pse të fshihemi pas ombrellave të partive të mëdha

I ftuar në studion e ABC News në drejtimin e Mirela Milori, Besart Kadia ka folur për krijimin e lëvizjes politike “Alternativa”. Kadia ka komentuar vizionin e kësaj lëvizjeje. Duke u shprehur se ka shumë profesionistë që duan të kontriubojnë në Shqipëri, për Kadian kjo lëvizje do të jetë një mundësi shumë e mirë për të sjellë ndryshimin që i duhet vendit.“Çdo hapësirë publike po vidhet nga njerez kriminele, që nuk po sjellin asnjë ndryshim për vendin. Pra, të rinjtë shqiptarë kanë nevojë për një thirrje të brendshme që ky vend do të ecë përpara dhe të bëhet më mire, tha ndër të tjera Kadia.

“Shoqëria ka nevojë për energjinë që të bëjë alternativën pro ideve të tregut. Nuk kemi pse të fshihemi pas ombrellave të partive të mëdha, por të përpiqemi të sjëllim ndryshimin, ne kemi një shtet që janë njësoj si në  vitet 91, ka ardhur koha që të flasim për qytetarin”,  u shpreh Kadia në studion e abcnews.“Projektbuxheti 2020”, Besart Kadia i pyetur për projekt buxhetin është shprehur se nuk ka pasur ndonjë vizion të ri për pushtetin lokal. Taksa e biznesit të vogël u hoq dhe nuk ka më të ardhura.

Pyetjes se a janë të mirëmenduara lëvizjet e qeverisë, Kadia i përgjigjet: Kanë gënjyer veten, thanë që do bëjnë buxhetin me të madh historik, por kemi mbivendosje të problemeve qe janë të akumuluara në kohë.Kadia shprehet pesimit për ekonominë, sipas tij nuk ka asnjë ndryshim: “Asgjë nuk ka ndryshuar, taksat që ka marrë shteti nuk përkthehen në një mirëqenie më të lartë”./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kreu manovra me makinën e vjedhur, arrestohet ‘skifteri’

Policia në Shkodër ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi kreu manovra të rrezikshme me një makinë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar me 4 vite e 5 muaj burg për vjedhje dhe drogë, arrestohet polaku në Han të Hotit

Policia në pikën kufitare në Hanin e Hotit ka arrestuar një 61-vjeçar, të shpallur në…

LEXO ME SHUME