Një 27-vjeçare afgane e strehuar në Shëngjin ka sjellë në jetë fëmijën e saj në spitalin e Lezhës. Prindërit kanë vendosur që foshnjës t’i vëjnë emër shqiptar. Lidhur me rastin reagon edhe kryeministri Edi Rama, i cili zbulon se foshnja e parë afgane e lindur në Shqipëri, mban emrin Albi.
Më tej, kreu i qeverisë shprehet se ardhja në jetë e Albit është mesazh domethënës i vazhdimësisë së jetës edhe në kohë të vështira.