
Sipas burimeve për mediat, minstrja e Arsimit, Lindita Nikolla do të japi dorëheqjen ditën e sotme në orën 18:00. Nikolla do të thërrasë një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, në të cilën do të komunikojë dorëheqjen e parevokueshme.
Përveç kësaj, mësohet se ministres i është dhënë një tekst prej Ramës, ku është shkruar se ajo pranon dështimin e reformës në Arsim, si dhe mos funksionimin e universitetit dhe të konvikteve.
Nga ana tjetër studentët nuk kërkojnë dorëheqjen e ministres, pasi për ta do të jetë e njëjta gjë edhe nëse në pozicionin e saj do të vendoset dikush tjetër. Ata kërkojnë vetëm pranimin e kërkesave të tyre.