Categories Lajme

“Liria e fukarenjve”

Nga Acanio Celestini Të varfrit ishin kaq shumë të varfër, saqë morën Urinë e tyre, e futën në shishe dhe shkuan ta shisnin. E blenë të pasurit: të pasurit, të cilët në jetë kishin ngrënë gjithçka.Gjithçka, që nga kaviet deri tek palca e kockave që qentë pështyjnë.
Por shijen e urisë së të varfërve nuk e kishin provuar kurrë. Kështu, të pasurit e blenë, e paguan mirë, dhe të varfrit u lumturuan.
Për ca kohë u zvarritën përpara, por pak më vonë të varfrit u rikthyen të ishin të varfër si më parë.

Atëherë paketuan Etjen e tyre dhe shkuan ta shisnin.E blenë të pasurit: të pasurit të cilët në jetë kishin pirë gjithçka, nga Brunello te Tavernello, por nuk kishin shijuar ende Etjen e vërtetë, etjen e të varfërve. Pra, të pasurit e blenë, dhe e paguan mirë.

Të varfrit u lumturuan. Dhe vazhduan u zvarritën përpara, por pak kohë më vonë u rikthyen të ishin më të varfër se më parë.
Atëherë morën Zemërimin e tyre, e futën në shishe dhe shkuan ta shisnin. E blenë të pasurit: të pasurit të cilët në jetë ishin ndjerë të nxehur, të inatosur, që kishin pasur kokëçarje, por që Zemërimin e vërtetë nuk e kishin provuar kurrë.

Kështu, e blenë nga të varfrit që e kishin me shumicë, edhe e paguan mirë.
Të varfrit u lumturuan dhe u zvarritën edhe ca përpara. Por mjaftoi pak kohë dhe sërish u rikthyen të ishin të varfër. Atëherë shitën gjithçka: revoltën, mosbindjen, muzikën, fjalët, literaturën, kujtesën, ndërgjegjen klasore, dhunën, gjithçka e shitën!

Dhe të pasurit akumulonin. Në kantinat e tyre ata kishin tani mijëra, miliona shishe. Përkrah verërave të cilësisë më të mirë, kishin shishe në të cilat ishte e gjithë kultura e të varfërve, mllefi i tyre, fuqia e revolucionarëve, zemërimi i punëtorëve të krahut, dhimbja nga padrejtësitë, etj, etj. Ehee, ato shishe… Në kantinat e të pasurve, kishte tani çdo gjë; aty ndodhej e mbyllur tashme edhe krenaria, vendosmëria, mahnitja dhe mrekullimi, deri tek indinjata dhe mjerimi. Gjithçka e taposur mirë, derisa…

Derisa pas disa gjeneratash, të varfrit kishin shitur gjithçka.Ata u bënë aq të varfër, saqë morën Varfërinëe tyre, e futën në shishe dhe shkuan ta shisnin. E blenë të pasurit, që donin të ndiheshin aq shumë të pasur saqë të zotëronin edhe mjerimin e të mjerëve. Kur të varfrit mbetën pa gjë fare,ata u armatosën. Dhe jo me thika e me pirunë, por me pistoleta e me armë, sepse revolucioni nuk është një drekë solemne: revolucioni është një akt dhune, force! Kështu që të varfrit e armatosur marshuan drejt ndërtesave të Sunduesit.

Arritën dhe aty ishte Sunduesi. I vështronte nga ballkoni, nga dritaret. Qëndronte serioz dhe i shikonte. Të varfrit ishin të armatosur, por qëndruan të heshtur, të palëvizur. Nuk bënë asgjë. Sepse pa zemërim dhe uri, pa etje dhe krenari, pa indinjatë dhe pa kulturë, pa ndërgjegje klasore, nuk kryhet revolucioni. Kështu, sunduesi zbriti në kantinë dhe nga shumë shishe që kishte blerë prej të varfërve, mori një, një të vetme.

Ishte Liria. Liria e tyre, e të varfërve. Ishte paketuar mirë e bukur liria që e kishin fituar gjyshërit e tyre e më pas baballarët e kishin shitur për hiçgjë.

E mori dhe ua riktheu të varfërve. Ata e rimorën dhe provuan të bënin një parti, një rreth shoqëror, një himn ose një flamur.

Por nuk arritën të bënin asgjë. Sepse liria, e vetme, nuk shërben. Atëherë, sunduesi kërkoi në xhep dhe gjeti një kuti karamelesh mente.

E mori dhe ua dhuroi ato karamele të varfërve.Dhe të varfrit që nga ajo ditë, u rikthyen të ishin të lirë.

Të lirë për të përtypur karamele…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Ditën e enjte ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshmë atmosferike, kryesisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U gjet i vdekur nën ashensor, zbardhen detajet për vdekjen e biznesmenit shqiptar

Ende vijojnë të jetë të paqarta rrethanat e vdekjes së biznesmenit shqiptar nga Gjilani, Musah…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FNSH dhe policia aksion ‘blic’ në Vlorë, disa të shoqëruar (Foto)

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë së bashku me policinë  zhvilluan një aksion blic në qytetin…

LEXO ME SHUME