Categories Lajme

Lirimi i të fortëve/ “Indrit Dokles gjyqtarja ja njohu 4 muaj si 14 vjet burg”

Gazetari Trashgim Sokolaj ka deklaruar në emisionin “Arena” në RTV Ora, se periudha tranzitore e Reformës në Drejtësi ka krijuar një çarje të rrjetës ligjore që mban brenda këta persona. Redaktori i Departamentit të Informacionit në RTV Ora, e sheh me shqetësim lirimin e figurave të njohura kriminale nga burgjet gjatë viteve të fundit. Ai madje solli në fokus rastin e lirimit të ish-kreut të bandës së Durrësit, Indri Dokle, ku gjyqtarja 4 muaj burg ja njohu si 14 vite dhe urdhëroi lirimin e tij.

“Nga viti 2016 e në vazhdim, duke shfrytëzuar dhe një periudhë kalimtare të Reformës në Drejtësi, gjyqtarë të caktuar duke shfrytëzuar dhe qëndrimin jo shumë aktiv të prokurorëve në seancë, kanë krijuar një çarje në rrjetën ligjore që i mban brenda në burgje këta persona. Të gjitha vendimet gjyqësore janë fotokopje të njëra-tjetrës.

Përdoret sjellja e mirë, raporti mjekësor, rrethana familjare. Rasti i fundit i anëtarit të bandës së Durrësit, Sardian Sulejmani, përmendej fakti se ka vetëm babain në shtëpi. E njëjta situatë me Lulzim Berishën, në vendimin e gjykatës është një dokument i firmosur nga ish-kryetari i bashkisë që i ofronte pune dhe thoshte se familja e të dënuarit është e respektuar në zonën e tij. Përdoren të gjitha këto rrethana, trike ligjore për të krijuar këtë situatë.

Ajo që e konsideroj të rrezikshme dhe një precedent që ka për të shërbyer dhe për lirime të tjera, një lloj tejkalimi. Deri në 2016 kemi qenë dëshmitarë të lirimeve me kusht kur i dënuari kishte edhe dy vjet burg për të përfunduar, në rastin e Endrit Dokles, gjyqtarja Enkelejda Hoxha duke shqyrtuar kërkesën e avokatit për llojin e burgut ku duhej të kryente dënimin në shtator thoshte se ky i dënuar ka vuajtur nga dënimi 21 vjet e 4 muaj dhe 21 ditë.

Ky është liruar katër muaj më mbrapa. Ligji kërkon që të ketë kryer 35 vjet burg për të përfituar. Sesi i ka bërë ky 14 vjet burg për katër muaj nuk e kuptoj. Vendimi që është liruar nga burgu nuk është zbardhur. E gjithë pjesa tjetër është me historinë e stresit në burg, kontratë pune. Kam parë reagime kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve për këto raste”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME