Lajme

Lirohen 2/3 e pronave të Habilajve

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të premten të heqë urdhrin e s ekuestrimit për pjesën më të madhe të pasurive të familjes Habilaj sa i përket numrit të tyre ndërsa urdhëroi konfiskimin dhe kalimin nën pronësi të shtetit të një të tretës së tyre pasi Moisi Habilaj dhe bashkëpunëtorët e tij u shpallën fajtor dhe u d ënuan nga drejtësia italiane dhe ajo shqiptare.

Gjykata e Posaçme thotë në një njoftim se kryetarja Irena Gjoka ka vendosur që një listë me 9 pasuri, përfshirë p rona të patundshme dhe automjete, k onfiskohen dhe i kalojnë shtetit ndërsa pjesa tjetër e pasurive të sekuestruara në vitin 2018, lirohen.

“Revokimin e masës së sekuestrimit për pasuritë e tjera sekuestruar me vendimin Nr.20, datë 15.09.2018, të Gjykatës së Shkallës Parë për Krime të Rënda,” shkruhet në vendimin e shpërndarë me Whatsapp në mënyrë të pjesshme nga gjykata, ku emrat e pronarëve të pasurive nuk janë.

Vendimi nuk saktëson se sa është vlera e pasurive të konfiskuara ndërsa vendimi i sekuestrimit i vitit 2018 rendiste rreth 29 prona të luajtshme dhe të paluajtshme. Pjesa më e madhe e tyre u liruan nga s ekuestrimi si pasuri të l igjshme.

Moisi Habilaj u dënua me 15 vjet heqje lirie më 18 maj 2021, për veprat penale “T rafikimi i n arkotikëve”, në tentativë, kryer në formën e posaçme të g rupit të s trukturuar k  riminal.

“Grupi i s trukturuar k  riminal” dhe “Kryerja e veprave p enale nga organizata k  riminale”. D ënime të rënda morën edhe bashkëpunëtorët e tij.

Autoritetet Italiane g oditën b andën e t rafikut të m arijuanës në vitin 2017, pasi kishin mbajtur nën përgjim organizatën për katër vjet me rradhë.

Kërkesa për urdhrat e arrestit të tyre në G jykatën e Katanias në Siçili, u publikua në Shqipëri nga kreu i opozitës Lulzim Basha dhe shkaktoi një stuhi politike për shkak të lidhjeve mes vëllezërve Habilaj dhe ish-Ministrit të B rendshëm Sajmir Tahiri.

Prokuroria dhe policia shqiptare u vunë në lëvizje pas ar restimit të Habilajt në Itali dhe inspektoi fshatin Babicë e Vogël, ku gjeti pesë ton k anabis.

Mes pasurive të liruara janë edhe 10 objekte në proces legalizimi, apartamente, njësi shërbimi e të tjera.

Një prej prokurorëve që përfaqësoi SPAK në gjykatë në këtë çështje, Vladimir Mara shpjegoi për BIRN gjatë një komunikimi telefonik se kërkesa fillestare për k onfiskim është kryer për të gjitha pasuritë e sekuestruara në vitin 2018.

Sipas tij, gjatë procesit gjykata ka caktuar një grup ekspertësh që ka konkluduar se prej vlerës totale të pasurive të skuestruara nuk arrihej të justifikohej me burime të li gjshme shuma rreth 80 milionë lekë.

“Në përfundim ne kërkuam që të k onfiskoheshin pasuri në vlerën e konkluduar nga ekspertët”, tha prokurori Mara dhe sqaroi se në këtë rast është kërkuar që të mos procedohej me sekustrim të pjesshëm të të gjitha pasurive, por me sekuestrimin e plotë të disa prej tyre, pasi kështu është më i lehtë administrimi nga shteti.

Një masë të tillë SPAK e ka zbatuar edhe në rastin e Kelmend Balilit dhe familjes së tij. Pasi Balili u d ënua për t rafik ndërkombëtar d roge, gjykata konkludoi se 60% e pasurive të tij janë vënë me punë të ndershme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: