Categories Lajme

Lirohen nga qelia 4 personat që publikuan pagat e shqiptarëve

Janë dhënë masat e sigurisë për katër personat e arrestuar pak ditë më parë, pasi akuzohen nga prokuroria se nxorën të dhënat e më shumë se 690 mijë qytetarëve. Policia arrestoi dy specialistët e IT-së, në Drejtorinë e Tatimeve, Eni Qirjako dhe Andi Agaraj si dhe 2 përmbaruesit privatë Klodian Sota dhe Endri Ikonomi, që i blenë të dhënat kundrejt shumave monetare që varionin nga 20 mijë deri në 30 mijë lekë.

Sipas ABC  Eni Qirjako është lënë me masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ndërkohë për 3 të tjerët është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Në një dalje për mediat, kryeprokurorja e Tiranës Elizabeta Imeraj, tregoi edhe skemën se si vepruan katër të akuzuarit.

,Specialistja e IT, e punësuar tek AKSHI ka pasur akses tek pagat, ka hyrë dhe i ka marrë të dhënat, i ka shpërndarë tek kolegu i saj, pa autorizim ua ka shitur subjekteve private” tha ajo. Referuar dosjes hetimore, transferimi i të dhënave është bërë në periudha të ndryshme kohore, nga tetori i vitit 2020 deri në shtator të vitit 2021. Të dhënat dyshohet se janë nxjerrë nga databasa e sistemit CATS.

Sipas dosjes hetimore që ABC e disponon, Qirjako është vënë në dijeni të shpërndarjes së pagave në dhjetor të vitit të kaluar, dhe ka konstatuar se data dhe ora e krijimit të file-ve që janë bërë publike përmes Whatsapit përkon me të dhënat që i ka dërguar kolegut të saj, Andi Agarat.

Për këtë ajo ka vënë në dijeni drejtorin e saj Ervin Muça, ndaj të cilit po zhvillohen hetime në gjendje të lirë. Kryeprokurorja Imeraj paralajmëroi edhe një tjetër hetim, pas publikimit të më shumë se 530 mijë targa të mjetesh të qytetarëve. “Kemi sekuestruar edhe serverat në DPRSHTR pas daljes së targave” tha ajo

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME