Lajme

Lirohen nga qelia Sebastian Mali dhe Viktor Marku

Afro një vit pas arrestimit në Mal të Zi si i dyshuar për vrasjen në bashkëpunim ndaj Hekuran Billës, Viktor Marku dhe nipi i tij Sebastian Mali nga burgu shkojnë në arrest shtëpie.

Masa u ndryshua me kërkesë të prokurorisë së Tiranës e cila s’ka mundur të provojë ende përfshirjen e tyre në krimin e rëndë. Mbrëmjen e 12 qershorit në zonën e Komunës së Parisit Hekuran Billa u ekzekutua teksa ishte në ‘Fuoristradën’ e tij, ndërsa nga ajo ngjarje ende s’ka asnjë autor të dënuar.

Mali e Marku u prangosën pas dyshimeve se e nxorën në prit Billën me një vajzë e cila po ashtu u arrestua e më pas u lirua e quajtur Adjola Lakra e cila shoqërohet me Billën pas njohjeve në rrjetet sociale.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: