fbpx
Lajme

Lirohet 76 vjecari

Pak muaj më parë një ngjarje e rëndë u raportua në Greqi per një 76 vjeçar shqiptar. Gjyshi i vajzave kishte shkuar në vendin fqinj tek i biri por për shkak të koronavirusit nuk kishte mundur të kthehej dot në Shqipëri. Kështu një ditë ai mori tre mbesat dhe doli në park me to. Por një grua greke e pa se si u afrohej dhe duke mos e ditur se ai ishte gjyshi i tyre, bëri telefonatë në një emision në televizor dhe më pas edhe deno ncim duke e shoqëruar me foto.

I moshuari ka që në muajin maj pas hekurave dhe vetëm tani është liruar me kusht. Ai është shprehur  me lot në sy se i adhuron mbesat e tij dhe se nuk do ta bënte kurrë një veprim si ai për të cilin aku zohej.

“Është e paimagjinueshme për çfarë po më ak uzojnë,” tha i moshuari. “Të nesërmen kur i çova nipërit e mbesat e mia në park lojërash, erdhi policia dhe më tha të shkoja në departament. Mbesat e mia ishin atje. Sapo i pashë nuk munda të kuptoj se çfarë kishte ndodhur. Nuk e besoja atë që po dëgjoja”, tha ai. 72-vjeçari këmbënguli se ai kurrë nuk kishte menduar që t’i afrohej mbesave të tij për qellime te tilla, duke shprehur shpresën se e vërteta do të dilte në dritë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button