Ndryshime në Drejtorinë e Policisë vendore të Qarkut Shkodër. Mësohet se drejtor i Policisë Niko Brahima, është larguar nga detyra. Në vend të tij është komanduar zv.drejtori Lorenc Meta. Gjatë karrierës së tij në polici, Meta ka qenë nëndrejtor i Policisë në Fier, në vitin 2012, dhe ka punuar gjithashtu në sektorin e krimit ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Kujtojmë se java që lamë pas, ka qenë mjaft e ngarkuar me ngjarje kriminale në Shkodër.
Categories
Lajme