Categories Lajme

Lirohet nga burgu ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi

Ish-drejtori i Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi, është liruar nga burgu këtë të martë me vendim të GJKKO. Thoma Gëllçi ishte dënuar me 1 vit e 4 muaj burg, por pas kërkesës së avokatit për lirimin e ish-drejtorit të RTSH për shkak se kanë përfunduar afatet e dënimit, GJKKO pranoi këtë kërkesë.

Tashmë çështja do të zhvillohet në Apel, ku Thoma Gëllçi kërkon pafajësi.

Ish-drejtori i RTSH Thoma Gëllçi u dënua për shpërdorim detyre në tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Gëllçi në cilësinë e drejtuesit dhe 3 zyrtarët e tjerë pjesë e Komisioneve përzgjedhëse kanë favorizuar kompaninë fituese nëpërmjet kritereve të vendosura. Mbrojtja dhe vetë Gëllçi i kanë hedhur poshtë këto akuza. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME