Është liruar nga burgu ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Ai do të vijojë të vuajë pjesën e mbetur të dënimit në arrest shtëpie. Vendimi u mor në Gjykatën e Elbasanit nga gjyqtarja Matilda Fetahu, pas kërkesës së ardhur nga prokuroria.
Saimir Tahiri është dënuar me tre vite e katër muaj heqje lirie, për shpërdorim detyre.