Categories Lajme

Liroi nga burgu “Gjeneralin” e dënuar përjetë, KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit te njohur

Në Shqipëri, Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), konsideroi të vlefshëm procesin e ndjekur nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) dhe vendimmarrjen e mëpasshme të Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili kishte pranuar në vitin 2020, kërkesën për shkarkimin e gjyqtarit të Korçës Markelian Kuqo.

Në vendimin e shpallur të premten, Kolegji vlerëson se ndodhet përballë “një shkeljeje shumë të rëndë disiplinore” e cila “ka diskredituar pozitën dhe figurën e gjyqtarit”.

Rasti i gjyqtarit Kuqo, lidhet me një vendim të dhënë prej tij në shkurt të vitit 2019, për lirimin me kusht të të dënuarit me burgim të përjetshëm, Gerd Gjinarari, i arrestuar dhe dënuar nga drejtësia italiane për një sërë veprash të rënda

Disa muaj më vonë, Gjykata e Apelit të Korçës kishte rrëzuar vendimin e gjyqtari Kuqo, por pa mundur të kthejë në burg Gjinararin, i cili ndërkohë ishte zhdukur.

Çështja ndaj gjykatësit, njohu një odise të gjatë ligjore. Inspektori i Lartë i Drejtësisë, një institucion i cili nisi funksionimin në vitin 2020, nisi menjëherë një hetim disiplinor, i cili përfundoi në muajin korrik, me kërkesën drejtuar në gusht KLGJ-së për shkarkimin e tij. Në muajin dhjetor të po atij viti, KLGJ-ja vendosi në favor të propozimit të ILD-së.

Gjyqtari nga ana e tij, ju drejtua menjëherë Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar shfuqimin e vendimit. Por në shkurt të vitit 2021 kjo Gjykatë nuk pranoi ta kalojë çështjen për shqyrtim në seancë, duke qenë se një kompetencë e tillë i njihej Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Një muaj më pas, ankimimi i dorëzohet Kolegjit. Procedurat e këtushme u pezulluan për një periudhë 4-mujore, gjatë vitit 2020, pasi KPA-ja vendosi të presë dhe vlerësimin e Gjykatës së Lartë, lidhur me vendimin e Apelit të Korçës për rastin e lirimit me kusht të Gjinararit. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në korrik të vitit të kaluar, la në fuqi vendimin që rrëzonte lirimin e të dënuarit me burg të përjetshëm.

Në Kolegj, gjyqtari Kuqo ngriti një mori pretendimesh, një pjesë me natyrë kushtetuese dhe proceduriale që lidheshin në disa aspekte me “cënimin e së drejtës për proces të rregullt ligjor” dhe një pjesë tjetër që lidheshin me vendimmarrjen e KLGJ-së.

Sipas vendimit të shpallur sot, të gjtha pretendimet e tij janë rrëzuar, duke i dhënë të drejtë procesit dhe procedurave të ndjekura në çdo hap nga ILD-ja, e po ashtu më pas dhe nga ana e KLGJ-së.

Kolegji shprehet se “e gjen të drejtë arsyetimin që ka bërë Këshilli në lidhje me elementët që kanë përcaktuar vendosjen e masës disiplinore të shkarkimit nga detyra dhe nuk konstaton elementë të tjerë qoftë faktikë apo ligjore që do e çonin Kolegjin në një vlerësim të ndryshëm”, dhe se kjo masë “është proporcionale me shkeljet e kryera prej tij në dhënien e drejtësisë”.

Dy nga 6 anëtarët e trupës së KPA-së, që mori në shqyrtim rastin, nuk ishin dakort për lënien në fuqi të masës së shkarkimit, duke arsyetuar se “ndonëse provohet se magjistrati ka kryer shkelje profesionale në zgjidhjen e çështjes… ato nuk vlerësohen se janë të një niveli të tillë që të plotësojnë kushtin kushtetues të “shkeljes së rëndë.

Për pasojë shkarkimi nga detyra, mbështetur në këto shkelje, nuk konsiderohet si proporcionale dhe nuk justifikon ndëshkimin disiplinor të duhur sipas parashikimit kushtetues”./VOA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME