Categories Lajme

LISBONË – Portugalia drejt ligjërimit të mbajtjes së detyrueshme të maskës në ambientet e jashtme

Qeveria portugeze njoftoi sot qëllimin e saj për t’i kërkuar Parlamentit që të ligjërojë përdorimin e detyrueshëm të maskës në ambientet e jashtme, si edhe shkarkimin e një aplikacioni për gjurmimin e kontakteve.

“Ne do të paraqesim në Kuvendin e Republikës një projektligj, me natyrë urgjente, i cili e bën të detyrueshme mbajtjen e maskës në ambientet e jashtme, kur ka persona të tjerë në këto ambiente”, tha kryeministri portugez Antonio Costa pas një takimi me kabinetin, ku u morën një sërë masash për frenimin e epidemisë së COVID-19.

Deri më tani, përdorimi i një maske në rrugë është rekomanduar në situata kur është e pamundur të respektohen rregullat e distancimit shoqëror. Gjithashtu, masa më të ashpra do të miratohen në Portugali nga e enjtja e tutje, për të frenuar nivelet rekord të rasteve të reja të COVID-19.

Tubimet do të jenë të kufizuara në pesë persona. Në dasma dhe pagëzime mund të marrin pjesë maksimalisht 50, por festat universitare do të ndalohen.

Gjobat për bizneset, që nuk janë në përputhje me rregullat, do të dyfishohen nga një kufi i sipërm prej 5 000 në 10 000 euro. Ekzekutivi socialist, gjithashtu, dëshiron të bëjë të detyrueshëm shkarkimin dhe përdorimin e aplikacionit të gjurmimit të kontakteve, i krijuar nga autoritetet portugeze, të paktën në kontekstin profesional, shkollor, akademik, si edhe brenda policisë dhe forcave të armatosura dhe pastaj në të gjitha administratat publike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të rinjtë hedhin mobilie nga kati i pestë i pallatit, Balla: Turp! (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamjet ku duket se si dy të rinj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit…

LEXO ME SHUME