Categories Lajme

Lista e nxjerrë nga policia/Kush është gruaja nga Fieri që përbën rrezik të lartë

Policia e Shtetit, pas Vlorës, ka publikuar sot emrat dhe fotot e personave më të kërkuar në qytetin e Fierit.

Janë në total 17 persona ata që cilësohen të një rrezikshmërie të lartë në Fier, për të cilët gjykata ka dhënë ose dënim me 25 vite burg, ose me burgim të përjetshëm.

Policia në njoftimin e saj iu kërkon ndihmë qytetarëve në mënyrë që të mund të gjejë vendodhjen e personave më të kërkuar të momentit në Fier.

Një pjese të personave të shpallur në kërkim Policia e shtetit nuk ka mundur që t’iu gjejë dot foto, dhe ka publikuar vetëm identitetet e tyre, si dhe dënimet që kanë marrë. Mes emrave rezulton të jetë në kërkim dhe një grua e cila ka një dënim prej 25 vitesh burg.

Floresha Ndino, me vendlindje në Drizë të Fierit është dënuar me 25 vite burg për rrëmbim personi. Sot ajo është 52-vjeç, dhe rezulton në çdo njoftim të policisë si një nga gratë më të kërkuara në vend.

Edhe në rastin e saj, policia nuk ka mundur që të sigurojë dot foto, pasi bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur shumë vite para.

\

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME