Lajme

LISTA\ Marka e njohur Unilever njoftoi tërheqjen e 19 produkteve të njohura të shampove aerosol të shitura në SHBA

Marka e njohur Unilever njoftoi tërheqjen e 19 produkteve të njohura të shampove aerosol të shitura në Shtetet e Bashkuara për shkak të shqetësimeve rreth benzenit, një kimikat i njohur që shkakton kancer. Ekspozimi ndaj benzenit, i cili klasifikohet si kancerogjen për njerëzit, mund të ndodhë përmes thithjes, gëlltitjes ose përmes kontaktit me lëkurën dhe mund të rezultojë në kancere duke përfshirë leuçeminë dhe kancerin e gjakut.

Njerëzit janë të ekspozuar ndaj benzenit çdo ditë përmes gjërave të tilla si tymi i duhanit dhe detergjentët, por ekspozimi mund të konsiderohet i rrezikshëm në varësi të dozës dhe kohëzgjatjes së kontaktit, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. ‘Unilever’ tha se po i tërheq produktet dhe se kompania nuk ka marrë ende asnjë raport për ngjarje të padëshirueshme deri më sot.

Produktet e tërhequra janë prodhuar para tetorit 2021 dhe shitësit me pakicë janë njoftuar të tërheqin produktet e prekura nga raftet. Unilever u bëri thirrje konsumatorëve që të ndalojnë menjëherë përdorimin e këtyre produkteve dhe të vizitojnë faqen e internetit të kompanisë për rimbursimet e produktit.

Lista e produkteve të prekura përfshin Dove, Dove Dry Shampoo Volume and Dullness, Dove Dry Shampoo Fresh Coconut, Dove Dry Shampoo Fresh and Floral, Dove Dry Shampoo Ultra Clean, Dove Dry Shampoo Invisible, Dove Dry Shampoo Detox and Purify, Dove Dry Shampoo Clarifying Charcoal, Dove Dry Shampoo Go Active, Nexxus, Nexxus Dry Shampoo Refreshing Mist, Nexxus Inergy Foam Shampoo, Suave, Suave Dry Shampoo Hair Refresher, Suave Professionals Dry Shampoo Refresh and Revive, TRESemmé, TRESemmé Dry Shampoo Volumizing, TRESemmé Dry Shampoo Fresh and Clean, TRESemmé Pro Pure Dry Shampoo, Bed Head, Bed Head Oh Bee Hive Dry Shampoo, Bed Head Oh Bee Hive Volumizing Dry Shampoo, Bed Head Dirty Secret Dry Shampoo, Rockaholic Bed Head Rockaholic Dirty Secret Dry Shampoo.

Unilever Has Recalled Several Well-Known Dry Shampoo Brands Due To The Possibility Of Cancer. – News Mania

Qendra Alert/Alert.al

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close