
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka shkuar në spital për të parë nga afër policët që u lënduan gjatë protestës para parlamentit të banorëve të zonës së ‘Astirit’. Në një deklaratë për mediat Lleshi i bëri thirrje opozitës që të distancohet nga këto akte, ndërsa theksoi se kush ngre dorë ndaj policisë do të ketë zero tolerancë.
“Është për të ardhur keq e papranueshme që në një ditë të tille krejt normale të ndodhë një ngjarje anormale, të goditet Policia e Shtetit. Sot për fat të keq është goditur nga qytetarë të papërgjegjshëm që në shkelje të ligjit ngrenë dorë mbi policinë e shtetit. Po ashtu forca politike inspirojnë dhunë ndaj policisë së shtetit. Janë një numër i konsiderueshmë policisësh të dëmtuar. Policia është policia e tyre, mban mbi supe simbole të kombit kush ngre dorën ndaj saj ngre dorën ndaj interesit publik dhe vlerave e simboleve kombëtare. Përfaqësues politikë të caktuar që mundohen të fitojnë kapital politik të distancohen nga dhuna dhe nga aktet e papërgjegjshme, dhe të dalin në mbështetje të policisë. Ata që kanë guxuar të ngrenë dorë, mos ta kuptojnë tolerancën si dobësi, nuk është akt dobësie, dhe nuk ka për t’u toleruar”, tha Lleshaj.