Categories Lajme

Lleshaj përplaset me Murrizin në Kuvend: Jam nipi i Skëndërbeut, mos ma trash zërin mua

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është përplasur me deputetin e opozitës Myslim Murrizi gjatë seancës plenare në Kuvend. Lleshaj i kujtoi Murrizit kohën kur ishte efektiv policie duke i thënë se ka mbetur ende polic.

“Dua t’iu them se unë krahasohem vetëm me veten time dhe nuk e keni atë tagës. Policia nuk njeh ndonjë hierarki përballë ligjit. Në qoftë se deputetët shkelin ligjin. Në qoftë se kërkon të bësh politikë dhe të fitosh pikë me policinë harroje që mund t’i fitosh. Nuk ke shans të fitosh.

Nuk dua të jem i ngjashëm me ty. Polic ke qenë dhe polic ke mbetur. Mos mendo se mund të fitosh përballë policisë. Je polic, ke mbetur polic dhe ke dështuar në polici. Zbatoje ligjin. Rri mor ti. Mos u përpiq të trashësh zërin se e ke të pamundur të trashësh zërin me mua. Ti nuk e di se nga jam unë more”, tha Lleshaj.

Murrizi: Pse nipi i Skëndërbeut je ti? Lleshaj: Po nipi i atij jam

Ai deklaroi se ministri i Brendshëm e identifikon veten me çdo punonjës policie, ndërsa foli edhe për projektligjin që i jep mundësinë punonjësve të policisë që të bëjnë karrierë në administratë.

“Në rastet e transferimit në administratën publike është parashikuar të ruhen gradat. me rëndësi është mundësia e rikthimit të punonjësit të policisë të transferuar. Punonjësve të Policisë së Shtetit tashmë i hapen shumë dyer. Me hyrjen në fuqi të këtij ndryshimi do bëhet e mundur që edhe ministria e Brendshme të ketë të punësuar në strukturën e saj disa ekspertë të fushave kryesore.

Rregullat do të përcaktohen me propozim të Këshillit të Ministrave. Ministri i Brendshëm e identifikon veten me punonjësit e Policisë së Shtetit. Murrizi ka pasur një periudhë që ka shërbyer në policinë e shtetit prandaj duhet t’i shajë sepse emrin e tyre e ka mbajtur dikur”, deklaroi Lleshaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME