Një aksident ka ndodhur në Llogara pasditen e kësaj të enjte. Policia thotë se shtetasi me inicialet A.L., 48 vjeç ka rënë nga një lartësi. Personi ndodhet në spitalin rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.
Informacion paraprak Më datë 12.05.2022, në Llogara, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e një objekti, shtetasi A. L , 48 vjeç, i cili ndodhet në spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.