Lajme

Llogara, kamioni pëson defekt, bllokohet qarkullimi, radhë e gjatë automjetesh

Është bllokuar ditën e sotme (29 gusht) aksi rrugor Vlorë-Llogara, në vendin e quajtur “Çesma”.

Mësohet se një kamion ka bllokuar rrugën për shkak se ka pësuar defekt.

“Rreth orës 12:40, në aksin rrugor “Vlorë-Llogara”, në vendin e quajtur “Çesma”, ka mbetur në rrugë një kamion, për shkak se ka pësuar defekt. Për këtë arsye është bllokuar ky aks rrugor. Shërbimet e Policisë vijojnë punën për normalizimin e trafikut dhe për zhbllokimin e rrugës”, njofton policia.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close