Bllokohet qarkullimi i automjeteve në Llogara si pasojë e dëborës. Pjesa më problematike për qarkullimin është qafa e Llogarasë. Reshjet e dëborës kanë nisur mbrëmjen e kaluar.
Drejtuesit e automjeteve kanë qenë të papërgatitur pasi në këtë kohë nuk ka patur probleme me dëborën vitet e kaluara. Policia ndodhet në terren për normalizimin e situatës. Siç shihni në foton e mëposhtme shumë mjete kanë mbetur të bllokuara në rrugë.