Lajme

Lojëra fati, kalim i paligjshëm i kufirit dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, tre të arrestuar në Vlorë

Tre persona janë vënë nën prangat e policisë, ndërsa tre të tjerë janë proceduar penalisht, si dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Vlorë, të cilët akuzohen për vepra ë ndryshme penale. U arrestua në flagrancë shtetasit I.B., 21 vjeç dhe Xh.P., 27 vjeç , banues në Delvinë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi S.H., 47 vjeç banues në Vlorë. Shërbimet e policisë gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen “Sinan Ballaci” në lokalin në pronësi të shtetasit S.H., dhe të punësuar I.B., dhe Xh.P., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6 kompjuterë dhe 3 televizorë, të cilët dyshohet se përdoreshin për lojëra fati.

Ndërkaq, u proceduan penalisht për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dy shtetas të huaj nga Bangladeshi, A.H.,29 vjeç, dhe U.K.,37 vjeç., banues në Daka, Bangladesh. Si dhe shtetasin shqiptar S.K.,37 vjeç, banues në Kuçovë, pasi është kthyer deporativ nga Italia, i cili kishte kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin. Në pranga u vu shtetasi Q.K..63 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje te dehur. Materialet kaluan në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: