Shqiptari 36-vjeçar Koci Selamaj është personi që është vënë në pranga pasi akuzohet de ka masakruar mësuesen 28-vjeçare Sabina Nessa. I riu mësohet se është me origjinë nga qyteti i Elbasanit dhe se në Eastbourne, East Sussex punonte si shpërndarës picash.
Nessa, 28 vjeç, u gjet e vdekur në Kidbrooke, në juglidje të Londrës në 17 shtator. Detektivët mendojnë se ajo është sulmuar teksa shkonte për të takuar një mike në një lokal. Trupi i mësueses u gjet i m asakruar i fshehur poshtë gjethëve në park nga një person i rastësishëm. Në nder të saj janë bërë homazhe, nga familjarët, kolegët, studentët dhe persona që u prekën nga ngjarja e rëndë. (Dosja.al)