Lajme

Lorena Haxhiu dha dorëheqjen, emërohet zëvendësministrja e re e Arsimit

Kryeministri Edi Rama ka emëruar Aspasjana Kongon si zëvendësministër të Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Kujtojmë këtu se këtë post e mbante Lorena Haxhiu e cila dha dorëheqjen pasi ajo dhe familja e saj u futën në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe nuk do të lejohen të shkelin në SHBA.

Shkak për dorëheqjen e Haxhiut u bë përfshirja e babait të saj Eduart Haxhiu në grupin kriminal që merrej me falsifikimin e vizave për klandestinët drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Anglisë.

Lorena Haxhiu u emërua më 13 shkurt 2019 nga Këshilli i Ministrave për të zënë vendin vakant që la Besa Shahini si zv/ministre, ndërkohë që ajo zuri vendin e Lindita Nikollës. 29-vjeçarja ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Shërbimit Rinor pas studimeve në fakultetin e Ekonomisë në Tiranë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: