Categories Lajme

Lotaria Amerikane, kjo është data kur merrni përgjigjet

Kanë mbetur edhe pak ditë nga koha kur secili prej jush që ka aplikuar për Lotarinë Amerikane të ketë një përgjigje. Në faqen zyrtare të Lotarisë Amerikane shihet se data kur të gjithë aplikantët do të mund të kontrollojnë nëse janë të përzgjedhur, është data 8 maj 2021.

Si do të mësoni nëse jeni ju të përzgjedhurit?
Përzgjedhja e aplikantëve Bazuar në shpërndarjen e vizave të disponueshme për çdo rajon dhe shtet, individët do të përzgjidhen rastësisht nga kompjuteri ndërmjet aplikimeve të kualifikuara. Të gjithë aplikantët e DV-2022 duhet të shkojnë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve duke përdorur numrin unik të konfirmimit të ruajtur nga regjistrimi për DV-2022 i aplikimit të tyre në internet për të gjetur nëse aplikimi i tyre është përzgjedhur në programin e DV. Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të jetë në dispozicion në faqen e internetit të E-DV https://dvprogram.state.gov/ duke filluar nga 8 maji 2021 deri më 30 shtator 2022.

Nëse aplikimi juaj është përzgjedhur, ju do të drejtoheni tek një faqe konfirmimi që do t’ju japë udhëzime të mëtejshme, përfshirë informacione për pagesat lidhur me procedurat e emigracionit për në Shtetet e Bashkuara. Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të jetë mjeti i VETËM me të cilin të përzgjedhurit do të njoftohen për përzgjedhjen e tyre për DV-2022. Departamenti i Shtetit nuk do të dërgojë letra njoftimi ose të njoftojë të përzgjedhurit me email.

Ambasadat e Shteteve të Bashkuara dhe konsullatat nuk do të sigurojnë lista për të përzgjedhurit. Individët të cilët nuk janë të përzgjedhur gjithashtu do të njoftohen VETËM përmes Kontrollit të Statusit të Regjistrimit. Ju jeni të inkurajuar fuqimisht të hyni vetë tek Kontrolli i Statusit të t? Regjistruarve dhe të mos mbështeteni tek dikush tjetër për të kontrolluar dhe për t’ju informuar.

Në mënyrë që të merrni një vizë DV për të emigruar në Shtetet e Bashkuara, ju prapëseprapë duhet të përmbushni të gjitha kërkesat e pranueshmërisë sipas ligjit të SHBA-së. Formulari elektronik DS-260 – Aplikimi Online për Vizë Imigruese dhe i Regjistrimit të të Huajve, si dhe zyrtari konsullor, do t’ju pyesin mbi pranueshmërinë tuaj për të imigruar sipas Ligjit të Shteteve të Bashkuara. Këto pyetje përfshijnë tema në lidhje me sigurinë dhe krimin.

Të gjitha shqyrtimet e aplikimeve dhe lëshimi i vizave DV të aplikantëve të përzgjedhur që kanë plotësuar kërkesat e duhura edhe për anëtarët e familjes së tyre duhet të përfundojnë deri më 30 shtator 2022. Në asnjë rrethanë, Departamenti i Shtetit nuk mund të lëshojë DV-të dhe as USCIS nuk mund të miratojë apo të autorizojë pas kësaj date, dhe as anëtarët e familjes së DV-së të cilët nuk e morën vizën në të njëjtën kohë me aplikantin kryesor nuk mund t’i bashkohen aplikantit kryesor në Shtetet e Bashkuara pas kësaj date./revistaclass

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME