Categories Lajme

LRE hap fushatën elektorale në Vlorë!

LRE ka çelur fushatën elektorale në qytetin e Vlorës. Ditën e sotme, Kryetari i LRE – Lëvizja e Re, z. Arian Galdini ka shkuar në qytetin e Vlorës ku edhe ka bërë prezantimin e kandidatëve për deputetë të LRE për Qarkun e Vlorës. Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të LRE për Qarkun e Vlorës është z. Alban Kokallaj. Alban Kokallaj ka qenë ushtarak i lartë në Ushtrinë e Shqipërisë deri në vitin 1999.

I shkolluar në Akademinë Ushtarake në Turqi dhe i larguar nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe në vitin 1999. Në Britaninë e Madhe ka arritur të bëhet sipërmarrës i suksesshëm dhe ka vendosur të kthehet nga Diaspora në Shqipëri për tiu bashkuar LRE – Lëvizjes së Re. Gjithashtu në Qarkun e Vlorës kandidon edhe ish – studentja e lëvizjes studentore të dhjetorit 2018, njëkohësisht edhe e diplomuar si Kimiste Ushqimore në Fakultetin e Shkemcave të Natyrës.

Më tej në listën e Vlorës është inxhinieri Gëzim Mëhilli, ekonomistja Kristina Nano dhe Sipërmarrësi Enrik Lato. Kryetari i LRE, Pedagogu Arian Galdini ka deklaruar se : “LRE është e vetmja parti politike shqiptare që hyn në zgjedhjet e 25 prillit 2021, me firmat e 6432 qytetarëve shqiptarë. Si e tillë, LRE është në këto zgjedhje si e vetmja alternativë e qytetarëve, nga qytetarët për qytetarët. LRE është e vetmja alternativë qytetare përballë Rregjimit Skuthokratik PS – PD – LSI. LRE hyn në këto zgjedhje me zero koalicion parazgjedhor për zero koalicion paszgjedhor jashtë parimeve e vlerave që Lëvizja e Re përfaqëson.

Jemi të vendosur në udhën tonë dhe nuk kemi asnjë ngurrim, as joshje e as mëdyshje në udhën që kemi nisur sepse ne e dimë që udha jonë është udhë e pas 26 prillit. Ne jemi partia e pas 26 prillit. Ne nuk jemi partia konvencionale që kërkon fitoren, synon fitoren dhe funksonon si dyqan elektoral që lind për 1 palë zgjedhje e i vë drynin partisë të nesërmen e zgjedhjeve nëse dështon. Ne jemi partia e një rruge të gjatë, partia e maratonomakëve që nuk i tremben as dështimit e as bëjnë gjithçka për fitoren e suksesin.

Ne duam të jemi partia e qytetarëve të thjeshtë, të ndershëm, të papërlyer dhe halleplotë. Ne tashmë kemi Nr 8 në fletën e votimit si parti. LRE do tē jetë Nr 8 në fletën e votimit. U bëjmë thirrje vlonjatëve dhe gjithë shqiptarëve që të votojmë së bashku Nr 8, të votojmë LRE, për të transformuar Shqipërinë.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME