Categories Lajme

LSI çon në SPAK Lefter Kokën, kryebashkiakun e Fierit Armando Subashi dhe Alqi Bllakon

LSI ka paditur në SPAK ish-ministrin e saj të mjedisit mjedisit Lefter Koka për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, dhe shpërdorimin e detyrës.

Përveç Lefter Kokës është paditur në SPAK dhe Alqi Bllako dhe kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi. Ka qenë vetë kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ajo që e ka dorëzuar në SPAK kallëzimin, ndërkohë që e ka shoqërur dhe me një dosje dokumentash që i ka bërë publike dhe më herët.

Në kallëzim thuhet se ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish-sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie sot deputet i Partisë Socialiste, Alqi Bllako dhe kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi kanë kryer dy vepra penale atë të ‘Shkeljes së barazisë në tendera’ dhe ‘Shpërdorimin e  Detyrës’.

Shkeljet e gjetura sipas LSI:

Procedura është publikuar si ‘Tender Kombëtar’, ndërkohë që sipas vlerës duhej të ishte ‘Tender i Hapur Ndërkombëtar’. Kjo ka sjellë kufizimin e konkurrencës, faktin që ka marrë pjesë vetëm një subjekt. Vepra Penale: ‘Shkelje të Barazisë së Pjesëmarrësve në Tendera’.

Ka ndryshuar vendi ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit. Nga një sipërfaqe 6 hektarë pa pagesë në Portëz, ka kaluar në një sipërfaqe 11.3 hektarë, sipërfaqe kjo që duhej të shpronësohej, duke i sjellë dëm ekonomik shtetit shqiptar në vlerën 46 milionë lekë të reja. Vepra penale: ‘Shpërdorim Detyre i ish-Ministrit Lefter Koka dhe Kryetarit të Bashkisë Fier, Armando Subashi.

Tre ditë pas firmosjes së kontratës, ka ndryshuar një nga anëtarët e bashkimit të shoqërive ofertuese të shërbimit. Pa verifikuar më parë kriteret e kualifikimit dhe pa marrë miratimin nga Ministria e Financave. Vepra Penale: ‘Shpërdorim Detyre’ dhe ‘Shkelje e Barazisë së Pjesëmarrësve në Tendera’.

Nga 20 muaj që parashikohej të ndërtohej impianti(Propozimi i Fituesit), me marrëveshje të firmosur nga Alqi Bllako, është zgjatur afati deri në 31 Mars 2021. Pra, me shumë se 5 vjet, duke bërë që të rrëzohej pretendimi i ngritur nga palët për situatën e emergjencës mjedisore. Publikimi i Procedurës është kryer pa marrë miratimin nga Ministria e Financave, që është e detyrueshme me ligj. Zhvendosja e incerenatorit u bë duke shkelur ligjin lidhur me detyrimin për të marrë mendimin e komunitetit të banorëve të zonës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME