Categories Lajme

LSI del me qëndrim zyrtar për PD: Kërkesa e vetme që kemi për Lulzim Bashën

Lëvizja Socialiste për Integrim u pozicionua sot për herë të parë ndaj partisë më të madhe të opozitës duke thënë se nuk ka kërkuar asgjë nga PD dhe ka vetëm një kërkesë për kreun e demokratëve, Lulzim Basha.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari tha sot në intervistë në Report TV që monitoroi noa.al, se në raport me PD, LSI nuk ka vënë kushte as para dhe as pas zgjedhjeve:

“LSI nuk ka i ka kërkuar asnjë ndihmë Partisë Demokratike për të krijuar grupin e saj parlamentar. LSI nuk ka kërkuar nga PD dhe kryetari i saj dhe para 25 prillit asnjë ndarje pushteti apo përgjegjësi ministrore”.

Megjithatë, për sekretarin e përgjithshëm të LSI, qëndrimi i kësaj force politike do të jetë në opozitë, si zëri dhe mbrojtësja e interesit të qytetarëve.

“LSI, kryetarit të PD nuk i ka kërkuar ndihmë për asnjë deputet dhe ju theksoj më përgjegjësi të madhe që edhe para 25 prillit nuk ka kërkuar ndarje pushteti apo përgjegjësi ministrore.

Të vetmen gjë që ne i kemi kërkuar është që të mos tradhtohen interesat e opozitës për interesa përsonale apo interesa të Edi Ramës. Kjo ka qenë e gjitha në raport me çfarë ka ndodhur përpara 25 prilit. Dhe kjo mendoj që është një kërkesë parimore”.

Duke folur me gjysmë zëri për tezën se ka një bashkëpunim të zotit basha me kryeministrin Edi Rama, z.Braimllari tha:

“Është koha që do e tregojë këtë gjë. Ne kemi hyrë në sesionin e ri parlamentar dhe është koha që do ta tregojë. LSI është koherente në qëndrimet e saj që prej themelimit.

Nuk ka një kërkesë të LSI për grup parlamentar. Qëndrimin e kemi bërë të qartë, do të jemi forcë opozitare. Për ne nuk kanë rëndësi burokracitë e parlamentit, por ka rëndësi që 4 përfaqësuesit e LSI janë një zë i fortë i mbrojtjes së interësit të qytetarëve, i qëndrimit parimor në respekt të frymës së qytetarëv në opozitë.

Votat popullore që ka marrë LSI në kushte presioni dhe terrori nuk reflektojnë 4 mandate. LSI ka vendosur që të qëndrojë në opozitë parimore, kjo që prej 2017.

Vendimmarrjet tona në opozitë kanë qenë vendimmarrje në disa raste u bënë për të ruajtur frymën opozitare që të mos ishte LSI ajo parti që prishte frymën dalë dhe nga vetja e saj.

Dhe kërkesa e vetme, drejtuar kryetarit të PD, ka qenë shumë e thjeshtë, të mos tradhëtohet kauzae opozitës për interesa personale dhe interes të Edi Ramës”. /noa.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME