Categories Lajme

LSI triumfon në Tiranë, merr 11 mandate !

Mitingu madhështor i LSI-së, ngjyros Kuq e Zi Tiranën. Monika Kryemadhi: Të dielën shqiptarët të zgjedhin nëse do të jetojnë në Shqipëri apo do ikin si azilkërkues në Europë. LSI është parti e fjalës së mbajtur, e të rinjtë, e të papunëve, e intelektualëve, e pensionistëve, dhe e vlerave të luftës për Liri dhe Demokraci

Dje mbasdite Sheshi “Nënë Tereza” u përskuq nga flamujt e LSI-së. Mijëra të rinj dhe të reja sfiduan edhe shiun dhe u mblodhën në mitingun përmbyllës të LSI-së në Tiranë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Në këtë takim folën thuajse të gjithë kandidatët për deputetë të LSI-së që kryesojnë qarqet, si edhe shumë kandidatë për deputetë në Qarkun e Tiranës.  Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, duke folur përballë entuziazmit të të rinjve dhe të rejave tha se, LSI do të triumfojë në Qarkun e Tiranës, duke fituar të paktën 11 mandate të garantuara.

Të dielën shqiptarët të zgjedhin: Të jetojmë në Shqipëri apo azilkërkues në Evropë

Motra dhe vëllezër, ky shesh që mban emrin e të shenjtës Nënë Tereza, e bekoftë LSI-në, bekoftë të rinjtë dhe të rejat shqiptarë, e bekoftë Shqipërinë. Motra dhe vëllezër, përkrahës të LSI-së në qytetin e Tiranës dhe të gjithë ju miqtë e mi, ekipi fitues i LSI-së, 153 kandidatë, 153 heronj, të cilët përballen me bajlozin që po ngordh çdo minutë dhe sekondë, e që po numëron minutat e tij duke urryer të rinjtë dhe të rejat shqiptarë.

Por ju i jepini fund më 25 prill asaj që ka marrë peng Shqipërinë dhe shqiptarët. Motra dhe vëllezër, Shqipëria jonë sot është në rrezik dhe në këto zgjedhje ne kemi një mision: Si ta bëjmë Shqipërinë që të ndihet përsëri shtëpia e shqiptarëve. Të dielën shqiptarët duhet të zgjedhin: Të jetojnë në Shqipëri apo të kthehen të gjithë në azilkërkues në Evropë.

Administrata u kërcënua për të dalë sot në miting

Ju e dini shumë mirë për mesazhet kërcënuese që i çoheshin sot administratës publike për të dalë në sheshin Skënderbej. Por ndërkohë nga ana tjetër, socialistët e ndershëm i kthenin përgjigje: do të marr pjesë në miting, por në anën tjetër të sheshit, do të marr pjesë në mitingun e LSI-së, atje ku është shtëpia e socialistëve”.

LSI, familja e vërtetë e socialistëve

Më 25 prill shqiptarët kanë në dorë zgjidhjen e zgjedhjeve të tyre. Shqiptarët do të votojnë për ndryshimin, do të votojnë për ndryshimin duke votuar numrin 6, duke votuar LSI-në, sepse ne kemi dhënë zemrën dhe çdo gjë që kemi për Shqipërinë, në mënyrë të tillë që të realizojmë atë ëndërr të qindra e mijëra shqiptarëve që luftuan për liri dhe demokraci. Për të pasur një Shqipëri evropiane, për të pasur një Shqipëri të vërtetë, atë që kanë ëndërruar studentët e Lëvizjes së Dhjetorit, atë që kanë ëndërruar partizanët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, atë që kanë ëndërruar prindërit tanë, të cilët kanë punuar për ndërtimin e Shqipërisë”.

Të triumfojë vota e lirë dhe demokracia

Pasuritë e Shqipërisë t’i gëzojnë të gjithë shqiptarët apo një grusht i vogël oligarkësh. Të triumfojë vota e lirë dhe demokracia apo blerja e votës, autoritarizmi dhe fuksat e patronazhizmit të Edi Ramës. Të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit apo një qeveri që kthehet në makth për njerëzit. Të kemi një shtet me institucione apo të kemi një parti-shtet.

Lista e LSI-së është fitorja e të rinjve dhe të rejave

Vetëm LSI do të mblidhte qindra të mijëra të rinj e të reja në sheshin “Nënë Tereza”. Lista e LSI-së është ajo fituese, e këtë e tregon kjo pjesëmarrëse në këtë shesh. Lista e LSI-së është fitorja e të rinjve dhe të rejave, fitorja e të gjithë shqiptarëve.

LSI e mban fjalën

Ne do të ndërtojmë një Shqipëri ku politikanët nuk shihen si mashtrues, por do të jenë ata që do të mbajnë fjalën, sepse LSI e mban fjalën, të rinjtë e të rejat tek ne, luftojnë për Shqipëri Evropiane. Të dashur miq, ne sot, jemi në ditën e fundit të mitingjeve, sepse nesër që është dita e fundit e fushatës e pasnesër është dita më e rëndësishme e LSI-së, sepse këto dy ditë janë ditët më të rëndësishme për të punuar çdo sekondë me qytetarët, për t’i mësuar si votojnë, e të mos e bëjnë fletën e pavlefshme.

LSI do të ndërtojë një Shqipëri ku biznesi nuk falimentohet për shkak të bindjeve politike. Do të krijojmë një klimë biznesi. 25 prilli do t’iu kthejë qytetarëve sovranitetin e tyre, pasi qytetarët shqiptarë do të vendosin për të ardhmen e Shqipërisë.

Besimi tek njëra-tjetra do të na bëjë të ecim përpara

Vetëm besimi, tek njëra-tjetra, tek vlerat, parimet, do të na bëjë të ecim përpara për të realizuar ëndrrën e shqiptarëve për të pasur një Shqipëri evropiane. Po iu drejtohem sot si nënë, bashkëshorte, vajzë e motër. Do t’iu lutesha të ndihmonim njëra-tjetrën, të votonim njëra-tjetrën.

Ashtu siç Nënë Tereza u lut për njerëzit, ashtu të lutemi dhe ne e të bëjmë më të mirën për shqiptarët, atdheun tonë, familjen shqiptare, për atë familje të shenjtë që ka qenë baza e kombit tonë.

Do t’i sjellim shpresën Shqipërisë

Endrit Braimllari, kandidati i LSI-së për Korçën

Ne jemi të gjithë të bashkuar, ne jemi një ekip i vetëm, për t’i sjellë shpresën Shqipërisë. Ne jemi një ekip, sepse Shqipërinë mund ta bëjë një ekip i vetëm si LSI.  Ky është sheshi i fitores së madhe, ndaj ndihem shumë i emocionuar, kur shikoj që lokomotiva e fitores do të jetë nga Tirana, Korça, Shkodra, Saranda dhe e gjithë Shqipëria.

Tirana do ta nisë uraganin e fitores së LSI-së

 Klajda Gjosha, kandidatja e LSI-së për Tiranën

E jashtëzakonshme fushata e Tiranës, e jashtëzakonshme fushata e të gjithë Shqipërisë për të ardhmen, për rininë shqiptare, për familjet tuaja, për fëmijët tanë që duan ta ndërtojnë jetën në këtë vend, votojmë 6, votojmë LSI-në për të ardhmen, votoni për familjet tuaja. Ndaj Tirana do ta nisë uraganin që nga ky shesh dhe do ta përfundojë me datën 25, për votën e fëmijëve tuaj.

Më 2 mars u bë Besëlidhja e Madhe

Viktor Tushaj, kandidat i LSI-së për Qarkun e Lezhës

Ky uragan nuk ka frikë as nga shiu, as nga kërcënimet, as nga shantazhet, as të blihet dhe, as të shitet përpara asnjë pengese, prandaj jemi kaq shumë sonte në këtë shesh, për të bërë paktin e Besëlidhjes së Madhe, ashtu si para pak kohësh në 2 mars, u realizua pakti për mbrojtjen e Kushtetutës, sot bëjmë paktin për mbrojtjen e demokracisë në Shqipëri.

Unë besoj fort tek fuqia e votës suaj

Erisa Xhixho, kandidatja e LSI-së për Tiranën

I ftoj ata më 25 prill të votojnë numrin 6, të votojnë LSI-në, për të rikthyer besimin, për të hapur vende të reja të punës, për të luftuar varfërinë, padrejtësinë, për të ndëshkuar ata që e sollën në këtë gjendje vendin tonë. Unë besoj fort tek fuqia e votës suaj.

Floida Kërpaçi, kandidate për deputete e Tiranës

Populli i Tiranës e ka vendosur, 11 mandate të padiskutuara për LSI-në në Tiranë dhe fitorja fillon nga këtu, nis nga ky shesh, nis nga secili prej jush!

Ky shesh i mbushur si asnjëherë më parë, tregon se uragani LSI-së është i pandalshëm, ndryshimi është i pashmangshëm dhe të gjithë bashkë në 25 Prill, realizojmë PËRMBYSJEN E MADHE! LSI është partia e të rinjve!

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Goditet grupi kriminal shqiptaro- kubanez në Spanjë: Sekuestrohet 1 ton kanabis…

Pesë persona pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë është goditur në Valencia të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U rrëmbye dhe u përdhunua nga dy rumunë në Itali, shqiptarja tregon paragjykimet e bashkëkombësve: Nuk më rruhet fare, nuk janë në nivelin tim intelektual

Besjana Kosturi, vajza shqiptare e cila u rrëmbye dhe u përdhunua nga dy rumunë në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën 25-vjeçari shqiptar në Itali, kamioni që drejtonte u përplas në mënyrë fatale në rrugë

Një 25-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident tragjik këtë të hënë në Itali. I…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krenaria e shqiptarëve, Mira Murati, nga sot anëtare e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë!

Shefja e shërbimeve teknologjike të OpenAI, Mira Murati, poeti i njohur nga Kosova, Lulzim Tafa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi nga SPAK-u i pronarit italian, rreth 150 punonjës fason në Vlorë rrezikojnë të mbeten pa punë, protestojnë

Rreth 150 punonjëse të një fabrike për prodhimin e këpucëve rrezikojnë të mbeten pa punë,…

LEXO ME SHUME