
Frika dhe dëshpërimi prej humbjes, po e shtyn tufën e kriminelëve të pushtetit të identifikuar me vjedhësin e votava Damian Gjiknuri nga marrëzia në marrëzi. Me njē gjuhë rrugësh dhe fyese e poshtëruese për qytetarët vlonjatë, Edi Rama dhe Gjiknuri nën thirrjet “termet-termet” kujtojnë refrenin e vjedhjes së votave në Dibër, me shpresë se mund t’u japë zemër bandave të pushtetit!
Mirëpo harrojnë këta të mjerë se asnjë gjuhë e koduar sipas kodeve të komunikimit të mafies, nuk mund t’i trembë vlonjatët të vendosur ta shporrin ramëzinë dhe gjithë tufën e tij! Jo “tërmet – tërmet”, por “qamet – qamet” do të jetë 25 prilli për rilindasit e krimit, të cilët nuk do të gjejnë vend ku të futen prej zemërimit dhe ndëshkimit popullor.