Categories Lajme

Luan Rama i “shkel syrin” PS-së? Ish-nënkryetari i LSI: Është shtëpia ime dhe nuk i marr leje askujt se çfarë do bëj, jam socialist në bindje dhe formim

Ish-nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, i cili dha dorëheqje nga të gjitha funksionet drejtuese në atë parti, është pyetur ditën e sotme në një intervistë nëse do t’i bashkohet Partisë Socialiste.

Rama nuk dha një përgjigje konkrete, por tha se PS është shtëpia e tij dhe nuk ka pse t’i japë llogari askujt për raportet e tij me Partinë Socialiste.

“Kam qenë delegati më i ri në atë sallë, kam punuar në gazetën e PS. Kam qenë Sekretar, ministër në tre qeveri, PS është shtëpia ime e lindjes dhe nuk kam asnjë arsye as ti marr ndokujt leje apo të pyes se çfarë do të bëj në raportin tim me PS. E kam thënë, e kam thënë edhe publikisht në LSI, jam socialist në bindje, formim e kam për nder edhe atë që tha kryeministër, të jem zëdhënës dhe mbrojtës i idealeve të luftës. Nuk më stigmatizon mua, s’më bën të ndihem keq ironia e dikujt”, tha Luan Rama në “Kjo Javë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME