Lajme

Luan Rama: Takim me mjeshtrat e Vlorës, djem të mrekullueshëm e specialistë të zotë

Luan Rama,  Drejtuesi politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Vlorës, vijon takimet elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Takimin e radhës, Luan Rama e ka pasur me disa djem të rinj vlonjatë që punojnë në pikat e shërbimit të riparimit të makinave.

Në një postim në Facebook, Rama i cilëson këta të rinj si mjeshtrat e Vlorës, djem të mrekullueshëm, specalistë të zotë e qytetarë të mirë. Në vijim postimi i plotë i Luan Ramës në Facebook: 

Me mjeshtrat e Vlorës: DJEM TË MREKULLUESHËM, SPECIALISTË TË ZOTË, QYTETARË TË MIRË …
Ata janë mjeshtrat e Vlorës. Gjithë qyteti i njeh dhe i respekton si të tillë. Gjithë Vlora i do.
Me duart e tyre të arta punojnë pa u lodhur dhe gjithë pasion nëpër pikat e shërbimit të riparimit të makinave, duke dhënë shembullin më të mirë për gjithë të rinjtë se vetëm puna e ndershme dhe dashuria për familjen dhe për vendin të bën njeri të vlefshëm e të respektuar.
Takimi me ta e diskutimi me aq pasion për problemet e punës, për krijimin e standardeve europine në marrdhëniet e punonjësit të shtetit me qytetarin, problemet që shqetësojnë qytetin dhe mungesat në infrastrukturë, sjellja shpeshherë rrugaçërore e taksidarëve të pushtetit, më dhanë mundësinë të kuptoj se ata djem të mrekullueshëm me Kledon, Zanin, Mariglenin, Landin, Edin, Filipin, Erjolin, Kreshnikun, Fatjonin e shumë të tjerë, janë jo vetëm specialistë të zotë e duarartë, por edhe qytetarë të mirë që e duan shumë Vlorën, e duan si shtëpinë e tyre.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: