Categories Lajme

“Luani është zgjuar brenda çdo demokrati”, çfarë paralajmëron Komisioni i Rithemelimit pas akuzave të Bashës

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike i është përgjigjur lumit të akuzave të bëra ditën e sotme nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga selia blu ndaj Berishës dhe mbështetësve të tij.

Duke ironizuar me Bashën, Komisioni shkruan se kukulla e Edi Ramës vazhdon të recitojë vjersha bajate, të cilat i përsërit sa herë shënon humbje.

Ndër të tjera, Komisioni shkruan se ‘luani është zgjuar’ brenda çdo demokrati dhe se në datë 18 dhjetor do i heqin përfundimisht Lulzim Bashës mundesinë për t’i shitur e për t’i tradhëtuar!

REAGIMI Pas 4 humbjesh rradhazi, kukulla e Edi Ramës që pak muaj më parë i dhuroi atij mandatin e tretë në pushtet,  recitoi para shqiptarëve vjershën tashmë bajate që përsërit pas çdo humbje për beteja imagjinare që sapo kanë filluar!

Halli më i madh i demokratëve dje, pardje dhe sot janë tre mandate të regjimit më të korruptuar të Europës që vazhdon të qëndrojë në pushtet sepse ka kapur dhe korruptuar kukullën e tij në Partinë Demokratike!

Demokratët humbasin sepse Basha bën pazar me sakrificat e tyre!

Demokratët dështojnë sepse Basha pasurohet mbi kontributet e tyre!  Demokratët braktisin Shqipërinë sepse kur votat e tyre vidhen ndërsa kukulla e Ramës mbush xhepat dhe tradhëton betejën kundër atij që i vodhi!

Por luani brenda çdo demokrati është zgjuar!

Në 11 Dhjetor demokratet shkruajtën historinë duke shpëtuar Partinë Demokratike dhe pluralizmin politik nga pengmarrja!

Në dt 18 Dhjetor demokratët në gjithë Shqipërinë do i heqin përfundimisht Lulzim Bashës mundesinë për t’i shitur e për t’i tradhëtuar! Gjatë 8 viteve nën drejtimin e Lulzim dështakut, demokratët  kanë provuar vetëm shijen e hidhur të  humbjeve!

Në dt 18 Dhjetor rrethi vicioz i dështimeve për hir të pazareve të Bashes do marrë fund! Referendumi i dt 18 Dhjetor do jetë dita kur demokratët do ndahen nga humbja dhe pengmarrja!

Koha e kukullave dhe humbjeve ka mbaruar! Demokratet janë në këmbë për të shpëtuar Partinë Demokratike dhe Shqiperinë! Vetëm të bashkuar do mund të fitojmë! (Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME