Categories Lajme

Lufta e Vlorës një fitore ushtarake që tregoi për herë të parë se shteti shqiptar ekziston

“Nëse pavarësia e 8 viteve para Luftës së Vlorës i tregoi botës që shqiptarët ekzistojnë, është Lufta e Vlorës ajo që tregoi për herë të parë se shteti shqiptar ekziston dhe ka forcën dhe mundësinë të ushtroj të drejta të patjetërsueshme dhe të barabarta në raport me çdo entitet tjerë sovran”. Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama, në ceremoninë e zhvilluar për 100-vjetorin e Luftës së Vlorës. “Sot, 100 vjet më parë, luftëtarët e Vlorës hynë triumfues në qytetin e çliruar, pas një lufte nga më të pabarabartat e mundshme dhe një fitoreje ushtarake nga më të pamundurat në histori”, – tha Rama.

Për këtë arsye, Rama tha se “tek Lufta e Vlorës me të drejtë mund të thuhet se gjendet një nga ato momente formuese të organizmit të ri të shtetit shqiptar dhe faktikisht kjo na bën të gjithëve që vlonjatëve t’u jemi borxhlinj jo thjesht dhe vetëm për pavarësinë, por dy herë borxhlinj, edhe për arsyen e Luftës së Vlorës”, – tha Rama. Kryeministri kujtoi se “në vitin 1987, kur ‘Flamurtari’ i Vlorës mundi ‘Barcelonën’ e shumëherë kurorëzuar me tituj kombëtarë dhe ndërkombëtarë, shtypi ynë diku pat shkruar për një fitore të organizimit të hekurt komunist përballë kapitalizmit skllavërues për masën”.

“Ndërsa aty ku kishte gazetari të mirëfilltë, në Spanjë, shtypi me admirim të posaçëm përshkroi sagën e një ekipi të varfër, të papaguar dhe të papërkrahur që arriti të korrte një fitore që për nga përmasat ishte po aq e pamundur sa ajo e Davidit kundër Golias. Çfarë lidhje ka suksesi i ‘Flamurtarit’ në 1987 dhe goli i Sokol Kushtës me arsyen pse jemi sot këtu, Luftën e Vlorës në 1920 dhe figurën e Selam Musait? Besoj që kanë analogjinë e të pamundurës e cila është në ADN-në e gjakut të vlonjatëve, sikundër më shumë se sa njëherë historia jonë e përbashkët ka folur”, – tha Rama.

“Një popull i çuditshëm me një aftësi të hatashme për të tejkaluar kufijtë e asaj që është e mundur dhe për të realizuar në momente të caktuara diçka të pamundur. Dhe faktikisht. Lufta e Vlorës është një nga luftrat më të veçanta në historinë e përbotshme të luftrave për nga përfundimi i saj. Një luftë e fituar nga pala që ishte objektivisht e humbur”, – tha Rama.

Kryeministri citoi albanologun Edvin Xhejks, i cili në librin e tij “Shqiptarët” përshkruan fanfarën madhështore me të cilën u gdhi qyteti i Vlorës në 3 shtator 1920, një ditë pasi trupat e huaja u larguan nga vendi, apo siç njihej në zhargonin e kohës dhe siç ne e mësuam nga historia në atëkohë kur historia mësohej me pathos: U hodhën në det.

“Nëpunësit ushtarakë dhe civilë planifikuan një organizim madhështor triumfal’, shkruan Edvin Xhejks. Ata ftuan bandat muzikore ‘Vatra’ dhe ‘Afërdita’, 23 muzikantë elbasanas u nisën me kuaj në Vlorë, netët i kaluan në qytete të ndryshme por hyrja triumfale në Vlorë ngjalli emocione të pakrahasueshme patriotizmi dhe hareje. Festa vazhdoi me ditë me radhe me marshe e këngë patriotike që shoqëroheshin shpesh nga interferencat e këngëve të grupeve të ushtarëve dhe qytetarëve të hareshëm. Por mes tingujve të muzikës, ata që shtypi italian i etiketoi si barinjtë heroikë, të njëjtët që ngjallën një tërbim të papërmbajtshëm të një editorialisti të gazetës ‘Avanti’, Benito Musolinit, që i kushtoi një shkrim të posaçëm me tërbim kësaj që ne sot kujtojmë si ngjarje, 2 vjet para se ai vetë të merrte pushtetin në Romë. Realizoi diçka të një magnitude që askush nuk e kuptoi saktë si ndodhi në kohën kur ndodhi”, – tha Rama.

Kryeministri citoi po ashtu edhe Tajar Zavalanin, një penë e spikatur e BBC për dekada të tëra në shqip, pas ikjes si i përndjekur nga komunizmi, i cili shpjegon në një libër të tij të shkruar në vitin 1966 se, “marrëveshja për lirinë e Vlorës nga sundimi i huaj ishte i pari dokument ndërkombëtar që nënshkroi qeveria shqiptare si pushtet sovran dhe me kushte të barabarta”. Kjo, shkruan Zavalani, pati një influencë të dobishme mbi pozitën ndërkombëtare të Shqipërisë dhe e përshpejtoi njohjen e saj si shtet i pavarur brenda kufijve të 1913-ës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME