fbpx
Lajme

Lufta kundër virusit kinez, Bill Gates kontribuon me shumën e majme

Koronavirusi i tmerrshëm që po përhapet në Kinë po merr dita ditës më shumë jetë njerëzish.

Kina është futur në izolim të plotë, teksa ditën e djeshme ka mbaruar në kohë rekord ndërtimi i spitalit për trajtimin e të prekurve. Shkencëtarët po punojnë pa pushim për të gjetur një kurë për këtë virus vdekjeprurës, i cili ka shënuar deri më tani 132 viktima dhe mbi 6,000 të infektuar.

Në lidhje me këtë ka ardhur edhe kontributi i fondacionit “Bill & Melinda Gates”, i cili ka vendosur të dhurojë 10 milionë dollarë në luftën kundër koronavirusit.

Bill Gates e njoftoi këtë gjë disa ditë më parë, teksa bën me dije se gjysma e shumës do të shkojë në Kinë, ndërsa gjysma tjetër në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Afrikë.

“Shuma do të shpenzohet për të ndihmuar shpëtimtarët në vijën e parë të frontit, në Kinë dhe Afrikë, që të frenojnë përhapjen e virusit të ri”, shkruhet në një deklaratë të fondacionit.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button