Lajme

Luftoi për disa orë, por shqiptari nuk ia doli

Luftoi deri në minutën e fundit, por plagët e rënda që kishte marrë rezultuan fatale. Fatkeqësisht, 42-vjeçari shqiptar Ndriçim Sollaku, nuk mundi t’i mbijetonte aksidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Leçe të Italisë. Ai humbi jetën gjatë natës në spitalin Vito Fazzi, ku u transportua në gjendje të rëndë për jetën.

Shqiptari, i cili jetonte në Lequile, udhëtonte me biçikletë kur u përplas nga një makinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00. Mediat fqinje shkruajnë viktima po ecte në anë të një rruge ku nuk lejohet lëvizja e biçikletave, pa drita dhe nuk mbante veshur xhaketën me ngjyra fosforeshente.

Përplasja ishte mjaft e fortë, aq sa 42-vjeçari përfundoi disa metra larg në rrugë. I pari që i erdhi në ndihmë ishte shoferi i makinës, së bashku me drejtues të tjerë që po kalonin në rrugë.

Gjendja e Sollakut u shfaq menjëherë e rëndë. Ai u dërgua me urgjencë në Reanimacion derisa në orën 03:00 të mëngjesit zemra e tij pushoi së rrahuri. Ai u identifikua disa orë pas ngjarjes, për shkak se nuk kishte dokumente me vete. Për ngjarjen autoritetet italiane kanë nisur hetimet./tvklan.al

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close