Lajme

Lukas Mandl,Eurodeputeti austriak: Heqja e vizave për Kosovën duhet të ndodhë tani

Lukas Mandl, Eurodeputeti austriak në pesë vjetorin e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, ai ka thënë se kjo ishte marrëdhënia e parë kontraktuale mes BE-së dhe Republikës së Kosovës.

Mandl përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se përveç kësaj, ky ishte një moment historik në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE. Në këtë kontekst, ai thotë se liberalizimi i vizave është vonuar dhe duhet të ndodhë tani.

“Pesë vjet më parë, Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me #Kosovën hyri në fuqi. Si marrëdhënia e parë kontraktuale midis EU dhe RKS kjo ishte një moment historik i rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE. Liberalizimi i vizave është i vonuar dhe duhet të ndiqet tani”, shkruan Mandl.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: