Categories Lajme

Lule dhe qirinj në nder të 44 viktimave të aksidentit tragjik në sheshin “Skëndërbej”

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej “ në Tiranë në nder të 44 viktimave të aksidentit tragjik të ndodhur në Bullgari. Ata kanë vendosur lule dhe qirinj për të kujtuar jetët që mbyllën sytë përgjithmonë dy ditë më parë në aksidentin fatal të ndodhur në autostradën në Bosnek, pranë kryeqytetit Sofie rreth orës 02.00 të mëngjesit. 44 persona, shumica shqiptarë humbën jetën në aksidentin rrugor të ndodhur të martën në mëngjes në perëndim të Bullgarisë.

Autobusi me targa maqedonase, i nisur nga Stambolli me destinacion Shkupin u përplas me barrikadat e rrugës dhe më pas u përfshi nga flakët.

Mes viktimave ka edhe fëmijë, ndërsa janë shpëtuar vetëm 7 persona, të cilët kanë dalë nga pjesa e pasme e autobusit. Në këtë aksident tragjik, mësohet se është shuar një familje me 12 anëtarë, përfshi edhe dy fëmijë binjakë. Në mesin e viktimave janë edhe dy shtetas të huaj, nga Belgjika dhe Serbia.

Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit të flakëve që shkaktoi edhe vdekjen e pasagjerëve. Një nga enigmat e kësaj ngjarjeje të rëndë është personi i tetë i mbijetuar në aksidentin e ndodhur në Bullgari.

Sipas të dhënave në listë ishin 52 udhëtarë dhe janë gjetur 44 kufoma, ndërsa nuk dihet ende personi i tetë i cili rezulton se është gjallë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME