Lajme

Lulzim Basha i nxjerr videon Ramës kur flet për Becchetti-n

Kreu i Partise Demokratike ka zhvilluar nje bashkebisedim me gazetaret diten e sotme nga Selia Blu, ku e ka nisur me premtimin se do ta cojë deri në fund hetimin e zgjedhjeve të 25 prillit, pavarësisht përpjekjeve të mazhorancës për të penguar punimet e Komisionit Hetimor. Basha ka publikuar nje video ku kryeministri Rama flet per ceshtjen Becchetti, ku ai thote; “Do marre ate qe s’thuhet”. Mirepo Basha thote se Rama gënjen qytetarët, pasi vendimi është i qartë që shteti shqiptar do t’i paguajë sipermarrësit italian Francesco 120 milionë euro dëm.Sipas Bashes, vendimi i dhene nga Gjykata  Nderkombetare eshte perfundimtare per ceshtjen Beccetti pavaresisht se Rama mundohet ta paraqese ndryshe.

Fjala e Bashes: Në aksion politik në shtator kemi kërkuar 3 komisione hetimore, një për masakrën zgjedhore, një për inceneratorët dhe një për çështjen Beccetti. Ai për masakrën zgjedhore është ngritur dhe pavarësisht përpjekjeve për ta sabortuar vijon dhe ne jemi të vendosur për t’i shkuar deri në fund atë që ka ndodhru me votën e shqiptarëve. Shqiptarët nuk meritojnë shkrirjen e shtetit me partinë. Pa demokraci nuk ka ekonomi, nuk ka punësim. Mbetet prioritet absolut i yni dhe do vazhdojmë. Nuk do lejojmë të ndalet puna e këtij komisioni. Dy komisionet e tjera po sabotohen nga Edi Rama me pretekste të gënjeshtra. Edhe në këtë rast, siç po përpiqet të sabotojë atë për masakrën zgjedhore dhe nuk ka për t’ia dalë, nuk do ia dalë dhe me dy të tjerët. Vendimi është i mbuluar nga kofidencialiteti dhe pblikimi io vendimit dëmton interesat e SHqipërisë. Komisioni hetimor miratohet kur kërkon kushettuta, ky thot nuk do ta hetoni se është kondfidencial dhe dëmton interesat kombëtare. Edi Rama gënjen nuk është lajm e dinë gjithë. Fshehja e tij është qesharake sepse vendimi ësstë fshehur në hapësirën më sekrete të botës që quhet internet, ja ku është vendimi. Klikohet linku dhe një 6 vjecar mund ta shohë se vendimi sekret i Edi Ramës është në internet. Ky është vendimi i plotë ne do ta publikojmë në cdo rast për të gjithë shqiptarët. Paratë 120 milionë euro do të dalin nga xhepat e shqiptarëve. Kaq sekret është që me smart phone kudo ku jeni klikoni linkun dhe ju del vendimi që përcakton qartë për shkak të Edi Ramës duhet të paguajnë 120 milionë euro.

Do paguajë 120 milionë euro sepse ai ka kryer një vepër penale. dhe shpresa e vetme është që të fshejë vendimin. Kush e dëmton shtetin shqipotar dhe arkën e shtetit, ne që kërkojmë transparencë ? Apo ky që përdori shtetin për inteesat personale dhe luftës së tij personale kemi një dëm 120 milionë euro. Kjo është një pyetje retorike pasi përgjigja dihet. E dinte fare mirë që vendimi është përfundimtar. Edi Rama e dinte fare mirë edhe për faktin që studio ligjore ja ka konfirmuar dhe vazhdon të gënjejë edhe sot duke fshehur të vërtetat. Edhe një 6 vjecar në internet e shikojnë vendimin. Pse gënjen kur faktet i ka të gjitha kundër përse në kundërshtim me të drejtën kushtetuiese të opzitës ai pengon që të fshehë këtë vendim të arbitrazhit. Pse vazhdon të gënjejë gjoja sekret me një doikument që është publik, 120 milionë euro është një shumë që ai ja ka vendosur në kuriz cdo shqiptari. Kanë filluar ta paguajnë me taksat që u mbajnë shqiptarëve, janë 120 miolionë euro për vendin më të varfër në europë. Nuk po shkojnë as për shkolla as për pensionistë as për ndihmë ekonomike as për konpesimin e pronarëve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: